Miresevini

Stacioni i Ujrave Termale “Park Nosi” eshte ndertuar ne vitin 1932 nga industrialisti elbasanas Grigor Nosi, sipas projektit te arkitektit Austriak. Ai perbehet nga Hoteli 4-katesh, Anekset, Vila, si dhe nga Hoteli i Ri.

Prej asaj kohe perdoret ekskluzivisht “Burimi Nosi” i cili ndryshe nga mjaft burime te tjera eshte mbrojtur nga nderhyrjet dhe ka ruajtur deri me sot karakteristikat e vecanta te tij. Temperatura e ujit ne burim eshte 56 ̊ C. Sic del nga studimet burime te ndryshme kane cilesi te ndryshme te ujit.

Ne kete qender clodhjeje dhe riperteritjeje, nen kujdesin e mjekeve specialiste, me eksperience dhjetera-vjecare te shoqeruar nga personeli infermier i kualifikuar, kryhet trajtimi me ane te kurave me uje termal ose me balte minerale (baltoterapia).

Stacioni termal, trajtimi me uje termal dhe balte mund te perdoret nga cdo person i cdo moshe per te pasur nje trup te shendetshem dhe per te larguar semundjet. Ky trajtim rrit prodhimin e hormoneve, qarkullimin e gjakut, dhe rrit ne menyre te ndjeshme aktivitetin seksual ne te dy sekset. Ai sherben per te zgjatur moshen e aktivitetit seksual.

Ambienti i jashtem i gjelberuar, me pamje dhe lulishte, rrit aktivitetin dhe efektivitetin e trajtimit. Lulet dhe druret dekorative krijojne ambient clodhes dhe rigjallerues.

Njoftim

Kohet e fundit, mbledhja e ortakeve ka vendosur se ne rast te ofrimit te nje cmimi te arsyeshem te nxjerre ne shitje kete objekt dhe aktivitet.

Na Ndiqni


ballore02
dscn6527