Rreth Nesh

dscn6495

Ndertuar nga sipermarresi elbasanas Grigor Nosi, inaguruar me 28 maj 1932 dmth 80 vjet perpara. Ky stacion ndodhet ne fshatin Tregan 12 km nga qyteti i Elbasanit ne rrugen qe shpie ne Cerrik.Linja eshte e mbuluar me sherbim urban te rregullt.Leja e perdorimit te nje burimi te ujerave termale sulfurike te tej nxehura qe quhet “Burimi Nosi” , eshte leshuar nga Keshilli i Nalte i Shtetit me 20.06.1932.

Prej asaj kohe perdoret ekskluzivisht “Burimi Nosi” i cili ndryshe nga mjaft burime te tjera eshte mbrojtur nga nderhyrjet dhe ka ruajtur deri me sot karakteristikat e vecanta te tij.Temperatura e ujit ne burim eshte 56 ̊ C.Sic del nga studimet burime te ndryshme kane cilesi te ndryshme te ujit.

“Burimi Nosi” eshte nga me te kompletuarit nga perberja kimike dhe gezon vecorite e njohura ne gjithe boten. Uji termal i ketij burimi krijohet nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin dhe lende te tjera kimike ne llaven e tokes ne 13000 m thellesi te kores se tokes dhe del ne siperfaqe i shtyre nga presioni i gazeve rreth 100 vjet mbasi eshte krijuar.

untitled_4

Analiza e pare kimike e ujerave termale te Llixhave te Elbasanit te cilat jane shfrytezuar dhe permendur qe ne kohen e romakeve, eshte bere ne 11 qershor 1924 ne Institutin Teknologjik te Prages.Sipas ketyre analizave, Prof. Dr. Forminek ka dhene rekomandimet perkatese te fushave te perdorimit te tyre, duke vene theksin ne gjendjet reumatizmale.

Bazat shkencore te perdorimit i ka vendosur cekosllovaku Dr. Ing. Beno Winter, i cili ka ardhur ne Shqiperi ne vitet 1932 - 1936 dhe mbasi ka bere analiza me te thelluara, ka zgjeruar fushen e rekomandimeve te perdorimit te ketyre ujerave termale, vec fushes se semundjeve reumatizmale, te lekures dhe cifteve qe nuk lindin femije, qe ishin ato tradicionale, edhe per qarkullimin e gjakut ne gjymtyret, hemoroidet, diabetin, gjendjet e lodhjes fizike e mendore, etj.Keto shenohen ne fletepalosjen e vitit 1934.

Sot kjo shoqeri zhvillon aktivitetin duke aplikuar banjo me uje dhe kuron me balte. Kjo e fundit vec vecorive kuruese, eshte dhe nje mjet nxites ne aktivitetin seksual. Stacioni ka 76 dhoma, 24 bokse per banjo me uje termal, 1 repart fango-terapie ku mund te trajtohen njekohesisht tre kliente dhe personel mjekesor te specializuar. Trajtimet me ujerat termale te Llixhave te Elbasanit e kane te domosdoshme prezencen aktive te mjekeve.

Cdo veprim kryhet me uje termal te sapo dale nga “Burimi Nosi” qe ka cilesi te vecanta sic theksohet edhe ne analizat e thelluara kimike te bera posacerisht ne kete burim. Ne kete stacion mund te akomodohen rreth 200 kliente.Trajtimi mund te behet edhe ne menyre ambulante, ditore, ose me turne 14 ditore (dt 1 – 14 dhe 16 – 29 te cdo muaji) ose ne dite te ndermjetme.

Rezultatet e Analizave Kimike

Zona Gjeotermale Kruje, Stacioni Termal Llixha - Elbasan
Perberesi Njesia Vlera
pH 6.7
Mineralizimi gr/L 7.1208
Ca2+ gr/L 0.7940
Mg2+ gr/L 0.1987
Na1+ gr/L 1.1946
K1+ gr/L 0.1784
(Na1+)+(K1+) gr/L
NH41+ gr/L 0.0223
Fe2+ gr/L Gjurme
Al3+ gr/L 0.0001
Mn2+ gr/L
As gr/L Gjurme
Cu2+ gr/L Gjurme
Cl1- gr/L 2.3590
F1- gr/L 0.0009
Br1- gr/L 0.0028
J1- gr/L 0.0010
SO42- gr/L 1.7783
HCO31- gr/L 0.4264
CO32- gr/L
HS1- gr/L 0.0999
S2O32- gr/L 0.0020
SO32- gr/L 0.0001
HPO42- gr/L 0.0004
NO31- gr/L
NO21- gr/L Gjurme
Mbetje e thate - 180⁰C gr/L 6.805
H2S (total) gr/L 0.4034
H2SIO3 gr/L 0.0443
HBO2 gr/L 0.0254
CO2 i lirë gr/L 0.1615