Perkujdesje e vazhdueshme

Trajtimi ne ujerat termale i personave fizikisht te shendoshe sherben, sikurse behet ne te gjithe boten, per te parandaluar semundjet dhe per te mbajtur ne forme fizike dhe mendore organizmin.

Uji i burimeve te Llixhave te Elbasanit dhe vecanerisht “Burimi Nosi” eshte shume me i kompletuar me elemente se burimet e shteteve perqark nesh, ndersa tarifat jane disa here me te uleta.

Ne kete qender clodhjeje dhe riperteritjeje, nen kujdesin e dy mjekeve specialiste, Dr. Thanas Toska, me pervoje 40-vjecare ne balneologji, dhe Dr. Lumturi Preça, me pervoje 35-vjecare kliniciste reumatologe, te shoqeruar nga personeli infermier i kualifikuar, trajtohen, kurohen dhe parandalohen:

  • Semundje te ndryshme reumatizmale dhe te kockave
  • Ciftet, dhe vecanerisht grate qe nuk lindin femije
  • Disa semundje te lekures, si ekzemat, etj.
  • Qarkullimi i gjakut ne gjymtyret
  • Gjendje lodhje pas nje pune te rende fizike apo mendore

Trajtimi behet me ane te kurave me uje termal ose me balte minerale (baltoterapia).

Nuk pranohen te trajtohen kliente qe vuajne nga zemra, tromboflebiti, melena, hemoragjia cerebrale, e disa semundje te tjera per te cilat mjeket e pranimit nuk lejojne trajtimin me kete uje termal, mbasi ky i fundit mund te rrezikoje jeten e tyre.

Stacioni termal, trajtimi me uje termal dhe balte mund te perdoret nga cdo person i cdo moshe per te pasur nje trup te shendetshem dhe per te larguar semundjet. Ku trajtim rrit prodhimin e hormoneve, qarkullimin e gjakut, dhe rrit ne menyre te ndjeshme aktivitetin seksual ne te dy sekset. Ai sherben per te zgjatur moshen e aktivitetit seksual.

Baltoterapia per seks

Nje cift nen balte. Sinori i fundit i lumturise vjen pikerisht nga fusha e baltoterapise.Per te rindezur pasionin dhe deshiren per seks, specialistet keshillojne disa seanca ne llixha. Natyrisht, ne cift “Efekti eshte i padiskutueshem”, shpjegon doktor Guglielmo Di Blasio, i ekipit mjekesor te Thermae GB Hotels, “Pas nje cikli terapie me baltera, deshira dhe pjelloria rriten dukshem ”. Sekreti qendron ne efektin qe jep nxehtesia, e cila nxit nje “ lum ” te njemendet hormonesh me efekte pozitive per dashurine.

Mekanizmi eshte vertetuar shkencerisht, por e vertetojne gjithashtu edhe deshmite e shumta te pacienteve ne llixha te ndryshme te Italise, ku eshte bere dhe eksperimenti.Baltoterapia aktivizon sistemin neuroendokrin, ne vecanti hormonet Fsh dhe Lh.I pari, nxit prodhimin e estrogjeneve te femrat dhe krijimin e spermes te meshkujt, ndersa i dyti rrit clirimin e estrogjeneve dhe progjesteronit te femra dhe testosteronit tek mashkulli.

Ne praktike, ajo prodhon me shume estrogjene dhe progjesteron, ndersa ai cliron me shume testosteron dhe “prodhon” me shume spermatozoid. Gjithe kesaj i shtohet edhe nje doze beta-endorfine, hormone te lumturise, substanca me veprim qetesues dhe ndihmojne edhe kujtesen dhe perqendrimin. Pervec kesaj, clirohen molekula me veprimtari antioksiduese, pra kunder plakjes. Me fjale te tjera, arrihet te krijohet nje “pasuri e re” hormonale, qe vepron pozitivisht qofte te individi, duke rritur vleresimin per veten, qofte ne cift, duke fuqizuar terheqjen psiko-fizike, duke permisuar komunikimin dhe duke ndihmuar nje bashkeveprim te ri.

Pastaj, jane shume te njohura efektet poztive te baltoterapise mbi organizmin ne pergjithesi: shton mbrojtjen imunitare, pakeson simptomat artroreumatizmale, qeteson muskujt dhe ndihmon qarkullimin e gjakut ne vena. Nuk duhet nenvleresuar as veprimi “ctoksikues”, ne cdo seance arrihet te shkrihet thuajse 1 liter djerse.Per te nxjerre kaq shume djerse, duhen harxhuar 4 mije kalori.

Ne fund, duke luajtur me temperaturen e baltes, kohezgjatjen dhe vendin e perdorimit, mund te merren edhe efekte pastruese, tharese, tonifikuese dhe riaktivizuese, me avantazhe te shumta karshi buhavitjeve dhe celulitit.


untitled_4
09
untitleds_4
dscn6508