Ambientet

Stacioni shtrihet ne 53000 m2 siperfaqe ku ka pyll, lulishte, sheshe te asfaltuara dhe rruge te shtruara per te zhvilluar aktivitet fizik sic rekomandohet ne udhezimet per trajtimin me ujera termale.

Ne qender ndodhet “Hotel Parku” 4 katesh, qe eshte i lidhur me rapartin e banjove me uje termal.Ne te njejten ndertese ndodhet dhe reparti i fangoterapise.Hoteli ka 63 dhoma dhe mund te lejoje akomodimin e 133 klienteve.Vec kesaj eshte godina e quajtur Hoteli i Ri me 10 dhoma dhe 20 shtreter me kushte nga me te mirat.

Si ambjente te tjera jane anekset, vila e vjeter, (qe ka pas sherbyer vetem per anetaret e ish byrose politike) si dhe godina e guzhines, restoranti me sallen e madhe 200 vendeshe dhe klubi.

Ambienti i jashtem i gjelberuar, me pamje dhe lulishte, rrit aktivitetin dhe efektivitetin e trajtimit. Lulet dhe druret dekorative krijojne ambient clodhes dhe rigjallerues. Trajtimi behet me turne 14-ditore, ne datat 1 dhe 16 te cdo muaji, por mund te behet edhe me trajtime ditore. Ne trajtimet me turn 14-ditor perfshihen vizitat mjekesore, banjot me uje termal, fjetja dhe ushqimi. Trajtimi me balte minerale ka tarife te vecante.

Ne kete stacion mund te akomodohen rreth 200 kliente.Trajtimi mund te behet edhe ne menyre ambulante, ditore, ose me turne 14 ditore (dt 1 – 14 dhe 16 – 29 te cdo muaji) ose ne dite te ndermjetme.

Ne tarife perfshihen vizitat mjekesore, fjetja, ushqimi dhe banjot me uje termal.Trajtimi me fango-terapi behet me tarife te vecante.

dscn6508
untitled_6
dscn6499
dscn6493
dscn6496
dhoma